Tetova po jeton ditë të mbushura me muzikë, energji dhe atmosferë festive në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë – Netët Rinore”, që po zhvillohen nga 27 deri më 29 korrik 2026, duke mbledhur mijëra qytetarë dhe vizitorë në qendër të qytetit.
Skena e këtij manifestimi është shndërruar në një pikëtakim të artistëve më të njohur të estradës shqiptare. Gjatë netëve festive performuan emra të njohur si Xhensila Myrtezaj, Rilind Alimani, Fjolla Ibrahimi, DJ Ginger, 2TON, Nora Istrefi, Majk, Emrah Brah, Blleki, DJ Bata, si dhe shumë artistë të tjerë, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të rinjtë dhe dashamirët e muzikës.
Realizimi i një programi të këtij niveli nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e partnerëve që investojnë vazhdimisht në jetën kulturore të vendit. Në mesin e tyre është edhe Telekom Maqedoni, e cila mbështet Programin Rinor në kuadër të “Vera e Tetovës 2026”, duke kontribuar në organizimin e mbrëmjeve festive dhe në krijimin e përvojave të paharrueshme për të rinjtë.
Si një kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore, Telekom Maqedoni vazhdon të dëshmojë se është pranë qytetarëve jo vetëm përmes teknologjisë dhe shërbimeve të komunikimit, por edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme të kulturës, muzikës dhe aktiviteteve që pasurojnë jetën e shoqërisë. Përkrahja e ngjarjeve që bashkojnë të rinjtë dhe promovojnë vlerat kulturore mbeten pjesë e angazhimit afatgjatë të kompanisë.
“Tetova n’Festë – Netët Rinore” konfirmoi se do të kthehet në një nga manifestimet më të rëndësishme verore në rajon, duke sjellë netë të mbushura me muzikë, argëtim dhe emocione, ndërsa mbështetja e partnerëve si Telekom Maqedoni është një garanci që ngjarje të tilla të vazhdojnë të zhvillohen dhe të pasurojnë jetën kulturore të qytetit të dy universiteteve.















