Në kuadër të aktiviteteve për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik dhe investues, zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot zhvilloi një takim me z. Erik Li, kryetar i Chengwei Capital dhe themelues i njërit prej portaleve më me ndikim mediatik kinez, Guancha. Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Berkeley-t në Kaliforni, ka magjistruar në Universitetin Stanford, në fakultetin e biznesit, dhe është doktor i shkencave politike në Universitetin Fudan.
Ai është gjithashtu drejtor dhe kryetar i trupit këshillimor të Institutit Kinez, si dhe kryetar i trupit strategjik këshillimor të Institutit për Studime Ndërkombëtare, që të dy pranë Universitetit Fudan. Po ashtu, është anëtar i bordeve të Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, Stanford Business School, Asia Society Hong Kong dhe Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).
Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e investimeve, inovacioneve dhe projekteve zhvillimore.
Veçanërisht u theksua roli i Chengwei Capital, një prej firmave më të vjetra të pavarura të kapitalit sipërmarrës në Kinë, me investime kumulative që tejkalojnë dhjetëra miliarda dollarë amerikanë, duke gjeneruar rreth 150 miliardë dollarë amerikanë sipas shkallës së IPO-ve, si një nga firmat më të vjetra dhe më me ndikim të pavarura me investime në mbi 100 kompani dhe me prani të rëndësishme në sektorët teknologjikë, shëndetësorë, industrialë dhe digjitalë në mbarë botën.
Takimi përfaqëson vazhdim të intensifikimit të dialogut dhe bashkëpunimit pas vizitës së fundit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoilkoviq në RP të Kinës, me qëllim krijimin e mundësive të reja për lidhje ekonomike, shkëmbim përvojash dhe nxitje të iniciativave të përbashkëta zhvillimore.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për komunikim të mëtejshëm dhe konkretizim të bashkëpunimit në periudhën në vijim.















