Një desert i shijshëm që tingëllon modern dhe e gjeni në listat e preferuara të ëmbëlsirave në botë ka rrënjët në Romën Antike, që u sofistikua më pas nëBizant.
Êmbëlsira ishte familjare në Perandorinë Lindore Romake – si murgu bizantin, fisniku në oborr ashtu edhe tregtari në Konstantiopojë e kishte të rregullt në dietën e tyre.
Bujqit romakë e kishin gatuar atë në furrat e tyre jashtë shtëpive dhe e quanin libum dhe savillum siç e kishte shkruar Katoni i Vjetri në veprën e tij në shekullin e dytë të erës sonë.
Kur bizantinët trashëguan këtë traditë ata e përshtatën atë me traditat e krishtera të kremteve dhe agjërimit. E quajtur Plakounta tyroenta, ajo shërbehej posaçërisht për Pashkët pas ritualeve të Kreshmeve.





