Eris vjen me projektin e ri muzikor “Malli”

Artisti Eris ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Malli”, një këngë që trajton emocionet dhe ndjenjat e mungesës përmes një interpretimi të veçantë.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Eris, i cili edhe kësaj radhe ka sjellë një krijim autentik me vulën e tij artistike.

Për realizimin muzikor është kujdesur producenti Dard, ndërsa videoklipi është punuar nga XL Films, duke i dhënë projektit një paraqitje moderne dhe vizualisht tërheqëse.

Producent ekzekutiv i këtij projekti është Labinot Nuraj, i cili ka mbështetur realizimin e këngës nga fillimi deri në publikimin e saj.

“Malli” tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe pritet të pritet mirë nga publiku, duke qenë një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Erisit.