Nënkryetari Milloshoski priti kalorësinë në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës”

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, sot, në kuadër të manifestimit “10 Ditët e Republikës së Krushevës” 2026, priti kalorësinë pranë Shtyllës së Republikës së Krushevës.

Pas mbërritjes së kalorësisë dhe formimit të kortezhit solemn, delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari Milloshoski, u drejtua për në Gumenjë, ku vendosi lule të freskëta dhe bëri homazhe për luftëtarët dhe veprimtarët e shquar të historisë maqedonase.

Lule të freskëta u vendosën në varrin e Pitu Gulit, para monumentit të Varrezave Partizane, në varrin e Toshe Proeskit, para Kriptës së Kryengritësve të Ilindenit dhe para bustit të Vele Markovit.

Pjesë e delegacionit të Kuvendit ishin edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deputeti Petar Risteski dhe sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Me pjesëmarrjen në këtë shënim përkujtimor, delegacioni i Kuvendit u bëri homazhe ilindenasve dhe të gjithë luftëtarëve që kanë dhënë kontribut në themelet e shtetësisë maqedonase.

\\"\\"