Për shkak të problemit aktual me ujin e pijshëm dhe ndalimit të përdorimit të tij për konsum, Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së në Gostivar ka siguruar 30.000 shishe ujë, të cilat do të jenë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë.
Pikat për shpërndarjen e ujit do të vendosen në këto lokacione:
📍 Qendra – Sheshi i qytetit – 14:00
📍 Mara Ugrinova – te Zhito Market – 14:00
📍 Pitarnica – te transformatori – 16:30
📍 Kej Vardar – Ura e Vogël te Montenegro – 16:00
📍 Cigllana – Pika Cigllana – 14:00
📍 Maleardi – te Kam Market i vjetër – 14:00
📍 Xhamixhit Maallo – te fusha e basketbollit – 15:00
📍 Dutllok – përballë Gjykatës – 18:00
📍 Vrutok – qendra, te xhamia – 16:30
📍 Zdunjë – qendra e fshatit – 16:30
📍 Debresh – qendra – 18:30
📍 Balindoll – 18:00
Nga Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë të vizitojnë pikat e shpërndarjes dhe të marrin ujë.
\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Ky është një sfidë që na prek të gjithëve. Pikërisht për këtë arsye, në momente të tilla më të rëndësishmet janë solidariteti, mbështetja e ndërsjellë dhe ndihma konkrete. Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së – Gostivar mbetet pranë qytetarëve dhe do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete sa herë që kjo të jetë e nevojshme\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, thuhet në njoftim.
Një falënderim i veçantë i është shprehur kompanisë Kozhuvçanka për përgjegjësinë shoqërore dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij aksioni.















