Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal.
Kasami bëri të ditur se takimi shërbeu për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave lidhur me çështje me interes për të dy komunat, ndërsa theks i veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare.
Sipas tij, projekte të tilla mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Tetovës dhe Kukësit, me synim realizimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.















