Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha duke komentuar protestën e nesërme tha se qytetarët nuk do t`i përgjigjen pozitivisht protestës së BDI-së, duke pranuar se integristët megjithatë kishin harxhuar kohën e tij, siç tha ai, “për të trajtuar një problem inekzistent”.
Ai tha se le të tregojnë se cila është përgjegjësia e Tetovës, cila është përgjegjësia e kësaj qeverie që ne siç tha, “të dalim e t`u përgjigjemi”.
“E vetmja përgjegjësi këtu është e Gjykatës Kushtetuese dhe e BDI-së që në mënyrë të sinkronizuar dakordojnë një vendim për abrogim të këtij vendimi në momentin kur jemi në fazën finale të emërtimit të rrugëve konform Kushtetutës dhe Ligjit. Dhe një herë duhet të pyes publikisht BDI-në ‘A është edhe një tentim i BDI-së, për të ndalur procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë?”, ka thënë Kasami.















