Drejtori i ISHP-së, Dr. Zulbeari: Punohet intensivisht për identifikimin e shkaktarit të rasteve me simptoma gastrointestinale në Gostivar

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dr. Shaqir Zulbeari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Sasho Klekovski, dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, zhvilluan sot një vizitë në Gostivar për të ndjekur nga afër gjendjen e pacientëve të paraqitur me simptoma gastrointestinale.

Dr. Zulbeari bëri të ditur se ekipet e Institutit të Shëndetit Publik janë angazhuar menjëherë në terren dhe kanë nisur hetimin epidemiologjik për të zbuluar sa më shpejt shkaktarin e situatës.

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Qendra e Shëndetit Publik është e angazhuar drejtpërdrejt në identifikimin e shkaktarit. Ekipet tona kanë filluar anketimet epidemiologjike dhe marrjen e mostrave, të cilat janë thelbësore për përcaktimin e burimit të problemit\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, theksoi ai.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që paraqiten në institucionet shëndetësore me simptoma gastrointestinale të bashkëpunojnë me ekipet epidemiologjike, duke plotësuar anketat përkatëse.

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Së bashku me marrjen e ndihmës mjekësore, është shumë e rëndësishme që pacientët të japin informacionet e nevojshme në anketën epidemiologjike. Çdo e dhënë është e vlefshme dhe ndihmon në identifikimin më të shpejtë të shkaktarit\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, u shpreh Dr. Zulbeari.

Ai theksoi se Instituti i Shëndetit Publik do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalin e Gostivarit dhe institucionet e tjera kompetente.

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Do të jemi në terren dhe në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, deri në sqarimin e plotë të situatës dhe identifikimin e shkaktarit\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, deklaroi drejtori i ISHP-së, Dr. Shaqir Zulbeari.