Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se përveç projekteve qeveritare që tashmë janë në fazën e realizimit, komuna ka siguruar edhe dy projekte të reja me rëndësi për qytetarët.

Sipas Memishit, do të realizohet rregullimi i urës dhe pastrimi i lumit \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Lumbardhi\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” (Bistrica) në Tearcë, si dhe vazhdimi i trotuarit në fshatin Odër.

Ai theksoi se bëhet fjalë për kërkesa të kahershme të banorëve, të cilat, sipas tij, kanë mbetur pa zgjidhje për më shumë se dy dekada. \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Ne nuk premtojmë, ne punojmë. Vazhdojmë!\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, ka shkruar Memishi, duke theksuar angazhimin e komunës për realizimin e projekteve infrastrukturore në shërbim të qytetarëve.