Ministri i Jashtëm: Fantastike që Shqipëria është në të gjitha lajmet e botës, po tregojmë se kemi liri për herë të parë

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u pyet nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime lidhur me protestat në Shqipëri.

Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se qytetarët po artikulojnë hapur qëndrimet e tyre.

“U gëzova shumë që isha në Irlandë, ishte vizita ime e parë.

Ne na gëzon shumë fakti që ne i ramë derës së Irlandës por ajo ishte e hapur.

U sigurova që zgjerimi do të jetë element kyç i presidencës irlandeze.

Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë por smund t;ju tregoj për gjithçka që diskutuam.

Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë.

Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre.

Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian.

Nëse do të lindë nevoja ne do të flasim”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *