Në vendbanimin Rasadnik kanë nisur aktivitetet për asfaltimin e disa rrugëve, si pjesë e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe kushteve të jetesës për banorët.
Aktualisht po shtrohet asfalt i ri në rrugët “Angel Mojskovski”, “Aleksandar Grliçkov” dhe “Ljubinka Basotava”, me çka po vazhdon rinovimi i rrjetit rrugor në këtë pjesë të komunës.
Më herët janë realizuar edhe rikonstruksione në rrugën kryesore të lagjes, si dhe në rrugët 21 dhe 2, të cilat kanë marrë një pamje të re dhe më të përmirësuar.
Nga vetëqeverisja lokale theksojnë se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në zonat ku për vite me radhë nuk ka pasur investime të rëndësishme, me qëllim zhvillimin e barabartë dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë banorët.
Me punimet e reja ndërtimore pritet të rritet siguria në komunikacion, të përmirësohet qasja dhe të ofrohet një përditshmëri më cilësore për qytetarët e Rasadnikut.
Nga autoritetet paralajmërojnë se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, si pjesë e planit për modernizimin dhe zhvillimin e komunës së Butelit.















