Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar në Zvicër

“5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende nuk është gjetur”

“Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të rëndë. Të shtunën, në Mühlau (Aargu, Zvicër) 5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende nuk është gjetur”. Kështu na shkruan familja Rahimi-Hyda në nje njoftim për kërkesë ndihme.

Sot është dita e tretë e kërkimeve. Përveç ekipeve zyrtre të shpëtimit, familja bën thirrje për çdo person që dëshiron të ndihmojë vullnetarisht në kërkimet për Tianin.

Për tu bashkuar në kërkime ose për çdo infpormacion, ju lutemi kontaktoni në numrat: +41762809049 dhe +41788802887