Mexhiti: Po punohet për jurisprudencën në shqip dhe të gjitha provimet e tjera

Se nuk do të zgjasë edhe 20 vite mbetet e qartë, por sa kohë nevojitet saktësisht për zgjidhjen e çështjes së jurisprudencës mbetet ende e paqartë. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti tha se po punohet intenzivisht për këtë çështje por edhe për zgjidhjen e provimeve të tjera profesionale që deri më tani janë mbajtur në maqedonisht.

“Besoj se në kuadër të asaj që e kam deklaruar, shumë shpejt do kemi zgjidhje të jurisprudencës”, tha Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it .
-Sa shpejt nënkupton?
-Nëse kam thënë 3 muaj, domethënë aq sa kanë mbetur do të kalojë edhe ajo.”

Ndërkohë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të disa rrugëve në Tetovë, Mexhiti në intervistën në Alsat fajësoi përbërjet e kaluara qeveritare, ndërsa tha se Gjykata është në shërbim të opozitës.

“Faji është se zgjidhja ka qenë joligjore dhe gjysmake, të kish përfunduar të kishte pasur pëlqim nga Qeveritë BDI-LSDM, ose BDI VMRO, 20 vite, s’do të mundte as kjo gjykatë e instrumentalizuar ta shfuqizonte këtë vendim siç nuk mund ta shfuqizon pllakën te sheshi ‘Skënderbeu’ e cila është legale.

-Por unë prapë thash, vendimet tani po merren, jo atëherë-Sepse është gjykatë në shërbim të opozitës, për të krijuar probleme, për të krijuar marrëdhënie ndëretnike të komplikuar dhe për të poentu opozita”, theksoi Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it .

Mexhiti nënvizoi se nëse vendimi do te kishte kaluar në Qeveri, sot kushtetuesja nuk do të kishte pasur as mundësinë dhe as luksin për ta shfuqizuar.