Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ka përfunduar periudha për komentim të Propozim-ligjit për mbrojtjen e natyrës përmes ENER-it. Aktualisht është në vijim sistematizimi dhe shqyrtimi i propozimeve dhe vërejtjeve të pranuara nga institucionet, opinioni profesional, organizatat qytetare dhe qytetarët. Ministria shpreh falënderim për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në përgatitjen e këtij zgjidhjeje të rëndësishme ligjore.
Pas inkorporimit të sugjerimeve të pranuara në tekstin ligjor, Ministria do të organizojë dy debate publike dhe i fton të gjitha palët e interesuara që të përfshihen aktivisht në fazën e ardhshme të procesit, me qëllim miratimin e një ligji modern dhe cilësor që do të sigurojë mbrojtje më efikase dhe afatgjatë të vlerave natyrore.
Propozim-ligji e rregullon mbrojtjen e natyrës përmes mbrojtjes së biodiversitetit dhe diversitetit të peizazhit, mbrojtjes së trashëgimisë natyrore brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura, si dhe mbrojtjes së rrallësive natyrore.















