Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të shtunën kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, raporton Anadolu.
Takimi prapa dyerve të mbyllura u mbajt në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
Detaje të mëtejshme mbi takimin nuk u bënë të ditura menjëherë.














