{"id":72,"date":"2026-06-12T13:37:02","date_gmt":"2026-06-12T11:37:02","guid":{"rendered":"https:\/\/albanews.mk\/?p=1153"},"modified":"2026-06-12T13:37:02","modified_gmt":"2026-06-12T11:37:02","slug":"komuna-e-cairit-demanton-akuzat-e-bdi-se-te-gjitha-procedurat-dhe-prokurimet-jane-realizuar-ne-menyre-transparente-dhe-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/frontal.mk\/?p=72","title":{"rendered":"Komuna e \u00c7airit demanton akuzat e BDI-s\u00eb: T\u00eb gjitha procedurat dhe prokurimet jan\u00eb realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe ligjore"},"content":{"rendered":"<p>Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) ka ngritur edhe sot dyshime lidhur me dh\u00ebnien e kontratave publike n\u00eb Komun\u00ebn e \u00c7airit, duke pretenduar se nj\u00eb kompani e themeluar n\u00eb korrik 2024, NUM CONSTRUCTION LTD, ka fituar tender\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi 3.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas BDI-s\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr tender\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, dy gjat\u00eb mandatit t\u00eb Visar Ganiut dhe dy gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Izet Mexhitit. Partia k\u00ebrkon sqarime p\u00ebr lidhje t\u00eb mundshme personale, politike apo biznesore dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje nga Komisioni p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike.<\/p>\n<p>\u201cPublikimi i djesh\u00ebm ngriti dyshime serioze lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb kompani e themeluar vet\u00ebm n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb kontrata publike n\u00eb vler\u00eb prej mbi 3.4 milion\u00eb euro nga Komuna e \u00c7airit. Sipas dokumenteve t\u00eb publikuara, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr tender\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb fituar nga kompania NUM CONSTRUCTION LTD, dy gjat\u00eb mandatit t\u00eb Visar Ganiut dhe dy gjat\u00eb periudh\u00ebs kur me komun\u00ebn udh\u00ebhiqte Izet Mexhiti. Ajo q\u00eb e b\u00ebn rastin edhe m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se Adnan Sinani, i cili n\u00eb opinion njihet si pjes\u00eb e rrethit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Izet Mexhitit, lidhet drejtp\u00ebrdrejt me adres\u00ebn nga e cila operon kjo kompani. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta. Kush e rekomandoi k\u00ebt\u00eb kompani? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb kompani e themeluar rishtazi t\u00eb fitoj\u00eb brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kontrata publike me vler\u00eb prej mbi 3.4 milion\u00eb euro? A kan\u00eb ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebto procese? Pse e nj\u00ebjta kompani ka qen\u00eb p\u00ebrfituese e kontratave milion\u00ebshe si gjat\u00eb mandatit t\u00eb Visar Ganiut ashtu edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Izet Mexhitit?\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e BDI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre akuzave, demanton Komuna e \u00c7airit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb interes t\u00eb informimit t\u00eb sakt\u00eb dhe objektiv t\u00eb opinionit publik, Komuna e \u00c7airit sqaron se procedurat e prokurimit publik p\u00ebr projektet \u2018Rikonstruksioni i sistemit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe kanalizimit fekal n\u00eb lagjen Saat Kulla \u2013 Komuna e \u00c7airit\u2019, \u2018Rikonstruksioni i sistemit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe kanalizimit fekal n\u00eb lagjen Dizhonska \u2013 Komuna e \u00c7airit\u2019 dhe \u2018Nd\u00ebrtimi i pishin\u00ebs s\u00eb mbyllur sportive shkollore n\u00eb SHFK \u20187 Marsi\u2019 jan\u00eb realizuar n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Ligjit p\u00ebr Prokurime Publike, p\u00ebrmes Sistemit Elektronik t\u00eb Prokurimeve Publike, duke respektuar parimet e ligjshm\u00ebris\u00eb, transparenc\u00ebs, trajtimit t\u00eb barabart\u00eb dhe sigurimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs nd\u00ebrmjet operator\u00ebve ekonomik\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e Komun\u00ebs s\u00eb \u00c7airit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedurave t\u00eb realizuara jan\u00eb dor\u00ebzuar dhe vler\u00ebsuar oferta nga operator\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb interesuar, nd\u00ebrsa Komisioni p\u00ebr Prokurime Publike ka kryer shqyrtim dhe vler\u00ebsim t\u00eb detajuar t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve p\u00ebr pjes\u00ebmarrje, kritereve p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje dhe specifikimeve teknike t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentacionin e tenderit dhe n\u00eb shpalljet publike.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb konstatuar se operator\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur kan\u00eb dor\u00ebzuar oferta q\u00eb i p\u00ebrmbushin plot\u00ebsisht kushtet dhe kriteret e parapara, si dhe k\u00ebrkesat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentacionin e tenderit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00e7mimet e ofruara jan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mjeteve financiare t\u00eb siguruara dhe t\u00eb parapara sipas vendimeve p\u00ebr prokurim publik.<\/p>\n<p>Mjetet financiare p\u00ebr realizimin e projekteve infrastrukturore p\u00ebr rikonstruksionin e rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe kanalizimit n\u00eb lagjet Saat Kulla dhe Dizhonska jan\u00eb siguruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e mjeteve financiare nga dotacionet kapitale t\u00eb destinuara p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale, t\u00eb lidhura nd\u00ebrmjet Komun\u00ebs s\u00eb \u00c7airit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit Jet\u00ebsor dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor.<\/p>\n<p>Mjetet p\u00ebr realizimin e projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pishin\u00ebs s\u00eb mbyllur sportive shkollore jan\u00eb siguruar n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjen p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e mjeteve financiare nga dotacionet kapitale p\u00ebr projekte infrastrukturore n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, t\u00eb lidhur nd\u00ebrmjet Komun\u00ebs s\u00eb \u00c7airit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se operator\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur i p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha kushtet ligjore, teknike dhe financiare t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentacionin e tenderit, si dhe faktin se p\u00ebr realizimin e projekteve jan\u00eb siguruar mjete financiare nga ministrit\u00eb kompetente, jan\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr realizimin e papenguar t\u00eb k\u00ebtyre projekteve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs komunale dhe avancimin e kushteve p\u00ebr arsim dhe sport n\u00eb territorin e Komun\u00ebs s\u00eb \u00c7airit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Ligjit p\u00ebr Prokurime Publike, organi kontraktues nuk ka baz\u00eb ligjore q\u00eb koh\u00ebn e themelimit t\u00eb operatorit ekonomik ta marr\u00eb si faktor n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit publik. Gjithashtu, organi kontraktues nuk guxon t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kushte apo kritere q\u00eb do t\u00eb kufizonin pjes\u00ebmarrjen e operator\u00ebve ekonomik\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb regjistruar ose t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar vitesh para shpalljes s\u00eb procedur\u00ebs. Megjithat\u00eb, theksojm\u00eb se kompania e p\u00ebrzgjedhur, sipas dokumentacionit t\u00eb paraqitur, \u00ebsht\u00eb themeluar disa vite para se t\u00eb zgjidhej si realizuese e projekteve konkrete.<\/p>\n<p>Kushte t\u00eb tilla do t\u00eb ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet themelore t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurime Publike, ve\u00e7an\u00ebrisht me parimet e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb, mosdiskriminimit dhe sigurimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs nd\u00ebrmjet operator\u00ebve ekonomik\u00eb. Aft\u00ebsia e operatorit ekonomik vler\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, aft\u00ebsis\u00eb teknike dhe profesionale, gjendjes financiare dhe kritereve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentacionin e tenderit, e jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb themelimit apo koh\u00ebzgjatjes s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komuna e \u00c7airit po realizon rikonstruksionin e rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik n\u00eb lagjen Saat Kulla, n\u00eb rrug\u00ebt: Remzi Hoxha (rruga \u00c7airska), Petre Georgiev, Mimar Sinan (rr. 372), Vasil Axhallarski, rruga 157, rruga 397, Kongresi i Manastirit (rr. 374) dhe Otokar Kershovani.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komuna e \u00c7airit po realizon rikonstruksionin e rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik n\u00eb lagjen Dizhonska, n\u00eb rrug\u00ebt: 22 N\u00ebntori (rruga Dizhonska), Gjorgji Tomovski, Elena Gjika (rruga Josif Shturna), Imri Elezi (rruga Bozhin Stijov), Luigj Gurakuqi (rruga Ljube Stoilkoviq), Halim Halimiq, V\u00ebllez\u00ebrit Rexhepagiq, Ferid Zajri dhe Kemal Sejfulla\u201d, thuhet n\u00eb kumtes\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb \u00c7airit. p\u00ebrcjell  Zhurnal.mk .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) ka ngritur edhe sot dyshime lidhur me dh\u00ebnien e kontratave publike n\u00eb Komun\u00ebn e \u00c7airit, duke pretenduar se nj\u00eb kompani e themeluar n\u00eb korrik 2024, NUM CONSTRUCTION LTD, ka fituar tender\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi 3.4 milion\u00eb euro. Sipas BDI-s\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr tender\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, dy gjat\u00eb mandatit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-72","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/72","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=72"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/72\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/73"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=72"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=72"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/frontal.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=72"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}