Kombëtarja e Argjentinës në mënyrë të jashtëzakonshme ka kaluar në çerekfinalen e Botërorit 2026.
Argjentina e mposhti Egjiptin 3-2, edhe pse ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 79-të të ndeshjes.
Egjipti shënoi fillimisht në minutën e 15-të të ndeshjes, përmes Yasser Ibrahim, derisa epërsinë e dyfishoi në minutën e 67-të me anë të Mostafa Zikos.
Argjentina e nisi rikthimin e madh në minutën e 79-të, kur Christian Romero shënoi pas asistimit nga Lionel Messi.
Messi u përkujdes për të shënuar golin e barazimit, në minutën e 83-të të ndeshjes.
Kur dukej se gjithçka po shkonte në vazhdime, në skenë doli Enzo Fernandezi, i cili shënoi për 3-2.
Enzo shënoi në minutën e 92-të.
Me këtë fitore, Argjentina kalon në çerekfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër – Kolumbi.
Kjo ndeshje do të luhet sonte, me fillim nga ora 22:00.











