Trajneri i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, tha se skuadra e tij zbatoi në mënyrë perfekte udhëzimet para ndeshjes, pasi siguroi një fitore dramatike 2-1 ndaj Çekisë në ndeshjen hapëse të Grupit A të Kupës së Botës 2026.
Koreano-jugorët ishin në disavantazh në pjesën e dytë pas golit me kokë të Ladislav Krejcit, por reaguan fuqishëm me golat e Hëang In-beom dhe Oh Hyeon-gyu për të marrë tri pikë të rëndësishme në Guadalajara.
“Para ndeshjes u dhashë dy mesazhe: të mos dorëzohen deri në fund dhe të jenë të bashkuar si një. Si në fushë ashtu edhe jashtë saj, duhet të luajmë si një ekip i vetëm,” deklaroi Hong në konferencën për media pas ndeshjes, raporton RTKLive.
Triumfi erdhi edhe pse kapiteni Son Heung-min pati një nga paraqitjet e tij më të zbehta. Sulmuesi humbi pesë raste në pjesën e parë dhe më pas u zëvendësua nga Oh Hyeon-gyu, i cili rezultoi vendimtar me golin e fitores.
Megjithatë, trajneri nuk hezitoi ta mbrojë liderin e ekipit.
“Son është lojtari ynë më i mirë dhe një kapiten shumë i qëndrueshëm. Besojmë se ai dha maksimumin e tij,” tha Hong, duke shtuar se skuadra duhet të përmirësojë konkretizimin e rasteve.




Leave a Reply