Në Qendrën për Menaxhim me Kriza sot u mbajt takim pune me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve të përfshira në projektin NICS-2, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për zbatimin e tij.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, së bashku me koordinatorin e projektit, z. Urim Vejseli, zhvilluan takim me përfaqësues të MPB-së, Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, Ministrisë për Transformim Digjital, DMSH-së, Kryqit të Kuq, Ministrisë së Shëndetësisë, BMKZ– Shkup dhe NjTZ– Tetovë.
Projekti „AI-Driven, Interoperable Incident Command System for Cross-Border Emergency Response“ (NICS-2), realizohet në kuadër të programit të NATO-s – Shkencë për Paqe dhe Siguri (NATO SPS).
NICS-2 paraqet një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të sistemit për menaxhim me kriza, përmes zbatimit të inteligjencës artificiale, shkëmbimit më të mirë të informacioneve dhe koordinimit më efikas ndërmjet institucioneve.
Projekti realizohet në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar për Mbrojtje Civile të Ukrainës, me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve moderne për marrjen më të shpejtë të vendimeve dhe reagim më efikas në situata emergjente dhe kriza.
„Me NICS-2 bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi që do të jetë më i shpejtë, më mirë i ndërlidhur dhe teknologjikisht i përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore. Për realizimin e suksesshëm, ekspertiza dhe koordinimi i të gjitha subjekteve të përfshira janë thelbësore“, theksoi drejtori Muhamed Ali.
Në takim u shqyrtuan aktivitetet kryesore dhe hapat e ardhshëm për realizimin e projektit.
https://www.facebook.com/share/p/1TyicnmHBq/















