Ministri Ferati uron 35-vjetorin e Pavarësisë: Vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët

Ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij, Ferati ka përcjellë urimet e tij për të gjithë qytetarët, duke theksuar rëndësinë e barazisë, respektit dhe forcimit të besimit ndërmjet bashkësive.

“Vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët. Ai bëhet më i fortë kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i dëgjuar dhe i respektuar”, ka shkruar Ferati.

Ai ka theksuar se 8 Shtatori është një moment për të riafirmuar përkushtimin për një shoqëri ku respektohen dallimet dhe krijohen më shumë mundësi për brezat e rinj.

“Le të riafirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar besimin ndërmjet bashkësive, për të respektuar dallimet tona dhe për të krijuar më shumë mundësi për brezat e rinj. E ardhmja jonë ndërtohet së bashku, me kontributin e secilit prej nesh”, ka theksuar ministri Ferati.

Në fund të urimit të tij, Ferati ka përcjellë mesazhin:

“Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!”

https://www.facebook.com/agon.ferati.77/posts/2254534265394890?ref=embed_post