Destani takohet me deputetin shqiptar të Hamburgut, pranon edhe një mirënjohje

June 21, 2024

Filantropi shqiptar Lazim Destani këto ditë po qëndron në Hamburg të Gjermanisë, ku përveçse ka shikuar ndeshjen e Shqipërisë, dje ka takuar edhe deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa.

Destani gjatë takimit me Musën ka pranuar edhe një mirënjohje që ia kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë “Karl Gega” në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pajisje elektronike për shkollën “Karl Gega” të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut.

“Krahas momenteve plot emocion e krenari këto ditë kur po i ndjek nga tribuna ndeshjet e skuadrës Kuqezi në Gjermani, dje në Hamburg pata nderin të takohem me deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa. Me këtë rast pata kënaqësinë të pranoj prej tij Mirënjohjen që më kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë, ‘Karl Gega’”.

“U ndjeva i vlerësuar nga drejtuesit e kësaj shkolle për respektin në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pra pajisje elektronike për shkollën ‘Karl Gega’ të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut”, shkroi Destani.

Ai për këtë vlerësim falënderoj drejtuesit e shkollës “Karl Gega”, ndërsa i përcjelli përgëzimet e tij për brezat që përgatit kjo shkollë.

“Investimi dhe mbështetja e arsimit janë e ardhmja më e mirë dhe më e ndritur e vendeve të rajonit tonë. Gjithashtu falënderoj deputetin Musa, me origjinë nga Pozharani i Vitisë – Kosovë, i cili më dorëzoi Mirënjohjen, por edhe që ishte iniciatori i realizimit të këtij donacioni për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit në Tiranë”, shkroi Destani.

https://www.facebook.com/destanilazim/posts/1006020180889617?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe Muhamet Ameti propozohen për Zëvendës ministra nga LD

Next Story

Tayna dhe Rinor Hykolli bëjnë paqe me njëri-tjetrin

Latest from Ballina

Go toTop