Petrovska: Dorëheqja e Zaevit nga LSDM ishte vendim i gabuar

June 18, 2024

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryetarit të LSDM-së mendohej se do të zgjidheshin problemet do të zgjidheni në parti, por u vërtetua se është sjell vendim i gabuar.

“Mund të jetë një nga gabimet e vitit 2021, edhe atëherë kemi pasur rezultat të keq në zgjedhjet lokale, u vlerësua se me dorëheqjen ose tërheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryetarit dhe kryeministrit problemet do të tejkaloheshin, por u pa se është marrë një vendim i gabuar, ose analizat e pamjaftueshme të rezultateve kanë sjell deri tek disa procese të caktuara dhe prandaj sot më 2024 rezultatet janë katastrofale për LSDM-në”, tha Petrovska për “DailyClick”.

Ajo tha se nuk ka dëshiruar që kjo t’i ndodh LSDM-së.

Në lidhje me kandidimin e saj për kryetare të LSDM-së, Petrovska tha se tani është momenti i duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Një ‘ushtri’ e tërë administratorësh do të kalojë nga një ministri në tjetrën në pesë muajt e ardhshëm

Next Story

‘Më dhunonte kur isha shtatzënë’, konkurrentja e ‘She’s on Top’ rrëfen tmerrin që përjetoi nga partneri

Latest from Lajme

Go toTop