E bukura Saranda Ademi kurorëzon lumturinë, ja e veçanta e dasmês së çiftit

June 16, 2024

E njohur për karizmën dhe forcën e saj të jashtëzakonshme, Saranda Ademi ka kaluar nëpër shumë peripeci të jetës pa u dorëzuar asnjëherë. Prishtiñasja, e cila ishte modele për markën botërore Dove dhe atë zvicerane Didier Voirol, preferon të jetë model për energjinë pozitive dhe dashurinë shpirtërore. Ajo vazhdon të jetë një femër e bukur me fytyrë dhe linja te veqanta.

Asgje nuk e ndalon Saranda Ademi tashme Saranda Bruno per te ndjekur ëndrrat e saja dhe sot, ne do të flasim për lumturinë e saj të tejskajshme, pasi ajo ka kurorëzuar bashkëjetesën me martesë në Locarno të Zvicerrës aty ku Dario ka lindur për te vazhduar më pas në restorant Giardino ascona ceremonia ishte discrete familjare, që dukej si në qiellin e shtatë. Çifti simpatik ka kërkuar nga të pranishmit që dhuratat e dasmës t’i japin në formë të ardhurash për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, një ide që u mirëprit me duartrokitje, kjo ide eshte mire te praktikojn edhe ciftet tjera.

Nëse shihni fotot dhe mendoni se e bukura Saranda është martuar me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, gaboheni, megjithëse të gjithë e ngatërrojnë me të. Dario Bruno, bashkëshorti i Sarandës, është me origjinë italiane dhe çifti janë prindër të katër vajzave. “Burri më i veçantë në botë është ai që të sjell paqe”, është një nga thëniet që ajo ka shkruar në postimet e saj të lumtura në rrjetet sociale.

Paqe, lumturi dhe dashuri të përjetshme u urojmë Sarandës dhe Dario së bashku me fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ju prezantojmë Lil Grizzi, reperi në Angli që bën muzikë shqip

Next Story

Mozzik flet për lidhjen me Lotinën: Gjëja më e bukur që m’ka ndodhur

Latest from Lifestyle

Go toTop