Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska janë nënkryetarët e rinj të Kuvendit

June 14, 2024

Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka konfirmuar nënkryetarët e Kuvendit. Me propozim të VMRO-së nënkryetar do të jetë Antonio Milloshoski, nga LSDM Jovan Mitreski dhe nga ZNAM Vesna Bendevska.

BDI nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit.

Në seancën e sotme të Komisionit kanë kaluar edhe propozimet për ekipimin e komisioneve tjera kuvendare.

Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime po e mban seancën e dytë.

Në rend të ditës janë përcaktimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave për realizimin e pagave pas përfundimit të detyrës së deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për realizimin e pagesës së largimit me pension nga ish-deputetët, si dhe kërkesën për pagë pas përfundimit të detyrës si anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Tuz, Diaspora organizohet për shtatoren madhështore

Next Story

Kryetari i BDI Ahmeti takoi zëvendës ministren e Jashtme greke, Papadopoulo

Latest from Lajme

Go toTop