Sezoni i ri turistik në Strugë, me probleme të vjetra

June 9, 2024

Sezon i ri turistik, me probleme të vjetra për gastronomët struganë. Mungesa e stafit profesional, për shkak të largimit për punë në Kroaci, nevoja për infrastrukturë më të mirë lokale, promovimi i dobët i qytetit jashtë vendit, janë sfidat kryesore me të cilat do të përballet Struga. Gastronomët lokalë ankohen se një pjesë e madhe e turistëve të huaj qëndrojnë në Ohër dhe se çdo verë më shumë pritshmëri kanë nga mërgimtarët.

Papraniku druan se ky trend negativ do të vazhdojë edhe në të ardhmen, nëse shteti nuk ndërmerr hapa konkretë për të ndihmuar këtë degë ekonomike.

“Kemi bërë etno-fshat virtual, i cili është i mbyllur dhe nuk funksionon, po t’i kishim dhënë ato mjete, 80 milionë euro ishin në pyetje në dhjetë fshatra në Maqedoni, do të kishim turizëm shumë më të zhvilluar sesa tani”, tha Nasto Bogoeski- gastronom.

Edhe Bogoevski thotë se në këtë moment është shumë e vështirë të marrësh staf. Jo vetëm kuzhinierë dhe kamarierë, por edhe personeli ndihmës. Ai beson se nevojitet mbështetje nga komunat në rajon.

“Dhe ky është profil personeli që nuk mund ta zëvendësojmë me nepalezë dhe punëtorë të tjerë të huaj. Ata duhet të dinë gjuhën, të kenë aftësi komunikimi. Ne mund të bëjmë gjithçka në objekt, por duhet të na mbështesë pushteti lokal. Rrugët të jenë të pastra, të rregulluara, të ketë ujë, energji elektrike të rregullt. Ato janë gjëra që duhet të na ndjekin”, shtoi ai.

Numri më i madh i vizitorëve të Liqenit të Ohrit edhe këtë verë pritet të jenë nga Holanda, Polonia, Turqia, Anglia, Serbia si dhe mysafirë vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dibra e Peshkopia me 6 paketa të përbashkëta turistike

Next Story

Miteva: LSDM po përpiqet ta pengojë zhvillimin dhe progresin në shtet

Latest from Lajme

Go toTop