Dibra e Peshkopia me 6 paketa të përbashkëta turistike

June 9, 2024

Gjatë muajve të kaluara përfaqësuesit të të dy pushteteve vendore në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë realizuan disa punëtori në Dibër dhe Peshkopi me pjesëmarrje përfaqësuesve të dy komunave kufitare si dhe bizneseve lokale. Projekti faktikisht mundësoi që në pjesën finale të tij të përgatisë dhe t’i promovojë 6 paketa turistike në të dy anët e kufirit.

Në fshatin turistik të Dibrës – Elevcë, në një takim final të përfaqësuesve të komunës Dibër dhe Bashkisë Peshkopi u promovua aktiviteti i projektit ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriu dhe Shqipërisë të projektit “Discover Dibra”, në fushën e turizmit e që u financua nga USAID. Projektin e konfinacuan edhe pushtetet vendore – partnere me qëllim që në sferën e turizmit të veprohet së bashku në të dy anët të kufirit. Ky projekt i USAID-it , është nëpërmjet programit për zhvillim ekonomik, menaxhim i aktiviteteve.

Kryetari i Dibrës Hekuran Duka, informoi se projekti është realizuar me shumë sukses dhe potencoi se bashkëpunimi në sferën e turizmit do të jep shumë rezultate të mira. Ai potencoi se një domethënie të madhe në realizimin e këtij aktiviteti kishte edhe shoqata qytetare KBC – Dibra Mountaneering Cycling club”. Gjatë muajve të kaluara përfaqësuesit të të dy pushteteve vendore në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë realizuan disa punëtori në Dibër dhe Peshkopi me pjesëmarrje përfaqësuesve të dy komunave kufitare si dhe bizneseve lokale. Projekti faktikisht mundësoi që në pjesën finale të tij të përgatisë dhe t’i promovojë 6 paketa turistike në të dy anët e kufirit.

Paketat turistike që do të realizohen në dy anët e kufirit mes tjerësh kanë të bëjnë me realizimin të shtigjeve malore për turistët drejt malit Deshat duke vendosur shenjat e duhur dhe zbritje në rajonin turistik të Lurës. Pastaj aktivitetet vazhdojnë me vendosjen të platformës Digjitale për promovimin të pikave ku ka pasuri trashëgimore. Në këtë drejtim janë paketat turistike që kanë të bëjnë me aktivitetet të agjencive turistike dhe aksionerëve në të dy anët e kufirit.

Sipas koordinatorëve të komunës Dibër Edmon Marke dhe Bleron Seferi, të gjithë paketat turistike janë atraktive dhe turistët nga ty dy anët e kufirit mund të vizitojnë fshatra, qytete, bukuri dhe lokalitete turistike si në Maqedoni të Veriut ashtu edhe në Shqipëri. Për turistët që dot vijnë nga Shqipëria është ajo që ka të bëjë – javë relaksi, mes natyrës që të lë pa frymë, ushqimeve bio tradicionale, vendeve historike dhe relaksimit në ujërat termale të Banjatit, ju japin kënaqësinë e trupit, shpirtit dhe mendjes.

Paketa turistike për të gjitha grupmoshat dhe entuziastët e fundjavës, e lehtë dhe shumë e aksesueshme (natyrë, kulturë, relaksim, kuzhinë dhe rehati). Ndalesa e parë në Bulqizë pranë monumentit të Skënderbeut, dhe njohja me histori betejash dhe legjenda të heroit kombëtar në këtë zonë. Pushim për kafe ose mëngjes në një kafe lokale mes freskisë së fushave me fasule dhe ujit të Zallit të Bulqizës. Vizitë në Banjat e Banishtit, objektet historike dhe termale të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Evropë dehe vizitë në rrugët dhe rrugicat e qytetit të vjetër të Dibrës së Madhe. Në të dy anët e kufirit pushtet vendore, agjencitë turistike dhe biznesmenët presin efekte të mëdha në sferën e turizmit. (koha.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Intervista që dha për mediat serbe, Edona: Jam paguar shumë, por nuk e kam bërë për ta dëmtuar Kosovën

Next Story

Sezoni i ri turistik në Strugë, me probleme të vjetra

Latest from Lajme

Go toTop