Bejxhan Iljas dhe Salih Murat: Mbetemi pjesë e Frontit Europian

May 30, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas, tha se deputetë të partive turke do t`i bashkangjiten shumicës së re.

Iljasi për “KlanM” tha se PDT-ja mbetet pjesë e Frontit Evropian dhe bashkë me drejtuesit e këtij Fronti do ta zhvillojnë “betejën” për legjitimitetin.

“Nuk ka nevojë që Izet Mexhiti dhe koalicioni VLEN të shqetësohen për PDT-në. Ne mbetemi të përkushtuar për të qenë pjesë e Frontit Evropian dhe bashkë do ta bëjmë “betejën” për të dëshmuar legjitimitetin. Informacionet e këtilla i shërbejnë politikës ditore kurse PDT-ja vendimet i merr në organet partiake. Përsërisim, mbetemi në Frontin Evropian, kurse përgënjeshtrojmë deklaratat e këtilla”, tha Bejxhan Iljas.

Poashtu edhe deputeti Sali Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, pjesë e Frontit Europian, mohon deklaratat e fundit të Izet Mexhitit nga VLEN, i cili mbrëmjen e djeshme duke aluduar në deputetët turq në Front, tha se 3-4 deputetë “me një këmbë janë pjesë e shumicës së re”.

Murat për “TV21” thotë se bisedime për të kaluar në shumicën e re nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë të ketë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

BDI: Vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që i përket VMRO-së

Next Story

Betimi i Kryeparlamentarit/ Kabineti i Gashit: Gjuha shqipe garantohet me Kushtetutë

Latest from Lajme

Go toTop