BDI: Vullneti i popullit shqiptar dhe i komuniteteve nuk është lodër që i përket VMRO-së

May 30, 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, bashkimi i të cilëve në Frontin Europian rezultoi të jetë forca e dytë politike në vend.

Narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga VMRO DPMNE krijoi pasqyrë të shtrembëruar, të pasaktë, dhe të rrezikshme për vendin tonë.

Sa i përket shprehjes skandaloze “Ahmeti të ndalojë të sillet si fëmijë i lazdruar që qan pas lodrës që nuk është e tij”, VMRO DPMNE duhet ta ketë të qartë se Qeveria nuk është lodër në duart e tyre dhe askujt tjetër dhe shkelja e vullnetit të sovranit është antidemokratik dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet konsistent në qëndrimet për respektimin e votës së popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, pasi kjo është garanca e vetme e stabilitetit dhe vazhdimësisë progresive të vendit.

Ky shtet është i përbashkët dhe të gjithë duhet të japin kontribut për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Askush të mos mendojë se populli do t’i lejojë ta kthejnë prapa nga rruga e nisur e barazisë dhe rruga europiane!

Legjitimiteti dhe kredibiliteti i plotë zgjedhor dhe demokratik i takon Frontit Europian dhe vazaliteti i pakusht i humbësve është i destinuar të dështojë sepse nuk e ka mbështetjen e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

ДУИ: Волјата на албанскиот народ и заедниците не е играчка што му припаѓа на ВМРО

Next Story

Bejxhan Iljas dhe Salih Murat: Mbetemi pjesë e Frontit Europian

Latest from Ballina

Go toTop