Safije Sadiki Shaini: Mandati im si deputete përfundoi, mbështetja juaj ka qenë forca ime kryesore

May 29, 2024

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini pas përfundimit të mandatit sot ka falenderuar mbështetësit duke thënë se kanë qenë forca e saj më e madhe.

Të dashur qytetarë,
Mandati im si si deputete përfundoi.
Prandaj unë dua t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur. Ka qenë një nder i madh të luftoj për të drejtat dhe interesat tuaja dhe të qëndroj në krahun tuaj në çdo sfidë. Së bashku kemi ngritur zërin për transparencë, drejtësi dhe progres të vërtetë.
Mbështetja juaj ka qenë forca ime kryesore. Faleminderit për gjithçka!
Me respekt dhe mirënjohje!
Safije Sadiki Shaini

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Rritet në 36.171 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Next Story

Mexhiti: Liderët këtë herë nuk do jenë në prapavijë, do marrim përgjegjësi

Latest from Ballina

Go toTop