Tre kryetarë komunash nga LDK do të jenë edhe kandidatë për deputetë

May 28, 2024

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kandidatura e kryetarëve të këtyre komunave u bë e ditur gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Alternativë tjetër, sipas Abdixhikut do të jetë e papranueshme.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Tash e tri vite për popullin është e mjaftueshme për të parë paaftësinë e këtij pushteti. Kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë. Është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshëm dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërje”, ka thënë Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

OBSH ngre alarmin: Rafah mund të mbetet edhe pa spitalin e fundit nëse vazhdojnë sulmet izraelite

Next Story

“Ka qenë shumë e turpshme”, nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e këngëtares

Latest from Lajme

Go toTop