Konjufca uron i pari Afrim Gashin

May 28, 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar homologun e tij të zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në urim, Konjufca ka thënë se “do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare”.

“Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje”, deklaroi Konjufca, raporton Klankosova.tv.

Shqiptarët, sipas tij, janë jo vetëm shenjë demografie, por edhe demokracie në politikën e Maqedonisë së Veriut, “prandaj aksi mes lirisë dhe barazisë së qytetarëve u respektua sot me zgjedhjen e z. Gashi si kryeparlamentar, duke lënë pritshmërinë e vijimit në frymën gjithëpërfshirëse”.

“Uroj që ligjet, praktikat dhe kultura demokratike të na sjellë edhe më afër si vizion për një të ardhme sa më premtuese për të dyja vendet tona”, tha Konjufca.

Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut.

Ai u zgjodh me 76 vota pro dhe gjashtë kundër dhe asnjë abstenim.

Gashi është pjesë e koalicionit VLEN.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/986542682843427?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ahmeti nesër para mediave

Next Story

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron Afrim Gashin për zgjedhjen si kryeparlamentar

Latest from Lajme

Go toTop