Rigelsa Cybi, ylli i Techpro Records po bën super show në Ferma Vip

Quhet Rigelsa Cybi, një talent i ri 27 vjeç, me origjinë nga Shqipëria por e rritur në Romë, është shfaqur shumë shpejt në botën e artit. Pasi fitoi titullin e Miss Earth Albania në vitin 2022 dhe u kurorëzua Miss Bikini 2022, ajo solli në qendër të vëmendjes pasionin e saj për artin dhe pasi përfundoi studimet si aktore, ju prezantua publikut shqiptar si protagoniste e filmit “Tryeza e zezë” me sukses të jashtëzakonshëm.

Së fundmi Rigelsa ështe pjesë e formatit “Ferma Vip” e transmetuar në platformen Tring ku po spikat në sfidat dhe në interaktivitetin e saj me banorët e tjerë.

Ne mësojmë se së shpejti në kinematë Italiane do të shfaqet dhe filmi “ La Pietra della Veggenza” ku pjesë e kastit të aktorëve më të famshëm Italian është dhe Rigelsa. E apasionuar pas roleve aksion, Rigelsa shquhet për praninë e saj në skenë dhe përkushtimin e saj ndaj ekselencës interpretuese.

Në bashkëpunim me studion e famshme artistike TECHPRO RECORDS e cila ka marrë në manaxhim rrugëtimin e Rigelsës pritet të thyejnë rekorde në skenën Italiane. Një e ardhme e ndritur e pret këtë yll në zhvillim, gati për të magjepsur audiencën me artin e saj dhe për të vendosur veten si një ikonë e interpretimit në Itali.