Festim Halili e Faton Ahmeti në iftar me Malësinë e Tetovës

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti sonte së bashku me Shtabin zgjedhor komunal kanë qëndruar në iftar në Malësinë e Tetovës, gjegjësisht me Këshillat Vendor “Shipkovicë”, “Bozovcë”, “Veshallë”, “Brodec”, “Rasadishtë”, “Gajre” dhe “Lisec”.

Sonte, bashkë me Shtabin zgjedhor komunal, ishim në iftar të përbashkët me KV “Shipkovicë”, “Bozovcë”, “Veshallë”, “Brodec”, “Rasadishtë”, “Gajre” dhe “Lisec” në Malësinë e Tetovës.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë e ka nderuar dhe vlerësuar Malësinë e Tetovës për kontributin dhe sakrificat e bëra gjatë periudhave të ndryshme historike.

Mbetemi të përkushtuar në rrugën tonë drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Falënderoj përzemërsisht organizatorët dhe pjesëmarrësit.

#bashkë #Shipkovicë #Bozovcë #Veshallë #Brodec #Rasadishtë #Gajre #Lisec

#JoRusisëPoEuropës