Blerim Bexheti në iftar me SHKA “Shqiponja”

Sekretari Organizativ dhe njëherit kandidat për deputet në zonën e parë zgjedhore Blerim Bexheti sonte ka qëndruar për iftar me Shoqërinë Kulturore Artistike “SHQIPONJA” – Saraj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Blerim Bexheti në rrjetin social Facebook.

Bashkë me kryesuesin e këshillit komunal Musa Alili, këshilltarët e komunës: Haki Saliu dhe Abdyl Sali, sonte kishim nderin të marrim pjesë në Iftarin tradicional të Shoqërisë Kulturore Artistike “SHQIPONJA” – Saraj, që organizohet nga kryetari i shoqërisë Fevzi Ebipi, ka shkruar Blerim Bexheti – kandidat për deputet.

Ju falënderojmë për ftesën!