Sot nis Ferma Vip, nga çmimi i madh te sfidat e konkurrentëve, çfarë pritet të ndodh në spektaklin madhështor

Sot në ekranin e Vizion Plus nis Ferma Vip. Një program reality show që ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar ende pa nisur.

Lidhur me këtë spektakël madhështor që pritet të gozhdojë teleshikuesit para ekranit, folën sot në emisionin “7 pa 5” drejtori i prgramacionit të Vizion Plus, Fatos Risto dhe gazetarja Klodiana Agaj.

Drejtori i programacionit Fatos Risto tha se ky reality show do të jetë ndryshe nga formatet që kemi parë deri më tani në televizionet shqiptare.

Risto tha se konkurrentët VIP-a do të kenë disa nivele sfidash. Ata do të përballen me izolimin, sfidën fizike dhe ambientin shoqëror, pra sa lehtë do të ambientohen dhe do të familjarizohen me punët e Fermës.

“Një reality show shumë ndryshe nga ç’kemi parë deri tani. Ka disa nivele sfidash, niveli personal që izolohen, niveli fizik dhe ambienti shoqeror. Mendoj seky program i ka rrënjët të fshati, ajo thirrje e brendshme që kemi ne me natyrën si njerëz, pavarësisht klasësh shoqërore dhe ekonomisë. Një nga detyrat që ata mund të kenë do të ishte të bënin djath”, tha Fatos Risto.

Ndërkohë gazetarja e Vizion Plus, Klodiana Agaj, tha se interesi i publikut në rrjete sociale për konkurrentët që do të marrin pjesë të Ferma është i madh. Gazetarja zbuloi se lajmet për Fermën janë ndër më të klikuarat në web dhe se po ja kalojnë edhe politikës.

Cili do të jetë çmimi për fituesin e lojës dhe a do t’i shohim vip-at të mjelin lopë e të mbledhun vezë?

Drejtori i Programacionit, Fatos Risto tha se çmimi do të jetë monetar, ndërkaq ai nuk zbuloi shumën.

A do i mbledhin vezët, do mjelin lopët?

Fatos Risto: Mbase nuk do jenë të populluara debatet vonë natën, sepse do të zgjohen herët. Por është një format me shumë sfida, një detyrë e tyre mund të jetë të prodhojnë djath.

Cili është çmimi i madh?

Fatos Risto: Çmimi do të jetë monetar. Ata personazhe që janë aty e kanë një karrierë shumë të zhvilluar, patjetër që vijnë edhe të ardhurat monetare nga karriera e tyre. Por nuk mendoj se është te çështja monetare. Nuk është qëllimi thjesht për të fituar çmimin e madh, por një sfidë morale mes personazheve.

Cilat duhet të jenë veçoritë e fituesit?

Fatos Risto: Nuk mjafton të bësh vetëm detyrat e fermës, duhet të fitosh simpatinë dhe zemrat e atyre që të shohin./vizionplus.tv/