Bekteshi: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike e cila nuk i pranon ndryshimet kushtetuese

Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se BDI nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike që nuk do ti pranojë ndryshimet kushtetuese.

Bekteshi në TVM1 tha se Maqedonia e Veriut është nisur rrugës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe “nuk do të koalicionojmë me asnjë parti nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese”. Me ndryshimet kushtetuese siç tha Bekteshi hapet rruga për anëtarësim në BE.