Me një kandidat shqiptar në lista, LSDM do të kërkoj vota shqiptare edhe në zonën VI-të

LSDM të shtunën do të përcaktoj emrat e kandidatëve për deputet në 6 zonat elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Me gjasë ne pozitë fituese dhe të sigurt do të mbetet vetëm një kandidat shqiptar nënkryetari i partisë Fatmir Bytyqi ndërsa edhe në numrin dy në zonën e gjashtë thuhet se kjo parti do të ketë kandidat nga Zhelina dhe përflitet emri i Agron Demirit.

Nga këtu lind pyetja si LSDM e cila dikur kishte dhjetra mijë vota shqiptare tani në këto zgjedhje parlamentare do të kërkoj sërish mbështetjen e votuesit shqiptar kur në pozitë fituese ne listë do të ketë vetëm një kandidat shqiptar edhe atë në zonën e 2 zgjedhore dhe një në gjashtë.

Mbetet të shifet cilët do të jenë emrat e kandidatëve të kësaj partie ne zonën e 6 elektorale e banuar me shumicë shqiptare. Edhe pse përflitet se numri 2 në këtë listë mund të jetë i rezervuar për kandidat shqiptar.

Duhet të rikujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2016 LSDM kishte tre deputet shqiptarë, dhe 2 në zgjedhjet e vitit 2020.

A po i jep fund konceptit “Një shoqëri për të gjithë” të cilin e promovoi kjo parti në vitin 2016 mbetet të shifet ditën e shtunë për kur është caktuar kongresi i partisë në të cilin do të përcaktohen listat zgjedhore, gjegjësishtë emrat e kandidatëve me të cilët kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 8 majit.