28 vite me Tv Festa

TV FESTA 28 VJET BASHKË ME JU

28 vjet më parë, në ditën e sotme, respektivisiht më 21mars të vitit 1996, në eterin mediatik në Kumanovë u shpërnda sinjali televiziv i Televizioni Festa.

28 vjet në shikim të parë duken pak, por 28 vjet sfida me probleme e vështirësi të shumta të natyrave të ndryshme vërtetë janë shumë. Por, ama, falë përkushtimit, dinamikës së palodhshme dhe punës me kreativitetit profesional , shpesh herë edhe e pamundura di të bëhet e mundur. Këto 28 vite Televizioni Festa arriti të arsyetojë vizionin dhe qëllimin e themelimit, duke trasuar rrugë të funksionimit të suksesshëm e profesional drejt qëllimit thelbësor –informimit të shpejtë dhe objektiv.

Gjatë këtyre 28 viteve gazetarët dhe të punësuarë të shumtë në TV Festa kanë realizuar qindra emisione dokumentare, shumë më tepër emisione politike, kulturore, muzikore, sportive e të tjera.

Televizioni Festa me shumë sukses menaxhoi të gjitha aktivitetet rreth informimit të opinionit të gjerë në momentet tejet të vështira gjatë tri krizave që kishim në rajon dhe vend , kurse pamjet e Televizionit Festa nga ngjarjet e ndryshme ishin të huazuara edhe nga televizionet më prestigjioze botërore duke u shfaqur edhe në shtetet më të fusqishme botërore.

Përskaj sukseseve të shumta, Televizioni Festa ndër vite ka shërbyer edhe si një Akademi e vërtetë e gazetarisë, pasiqë pikërisht nga ky televizion kanë dalur emra të njohur të gazetarisë shqiptare si dhe operatorë të suksesshëm të cilët sot punojnë në televizione kombëtare e ndërkombëtare në vend dhe jashtë tij.

Me të drejtë Televizioni Festa për 28 vite me radhë është miku i Juaj besnik duke qenë gjithnjë në çdo moment me Ju dhe për Ju.

Gëzuar 28 vjetori!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid028YpZ9hiymzsNnXtwHxnDVNUkCqkagAHYTwyZV2iryzBLbNHVDpFJJ7SDgWajQiB2l&id=100063650589505&mibextid=WC7FNe&paipv=0&eav=AfZpH63KrdnjUEpKjJae8H1YtYSMC1aMIJvN8_tLf4-RHdNQAZWgzu1S1eHcCi-LTb0&_rdr