Prezantohen “Start-up Pitch & Networking” projektet nga Jethro, të pranishëm edhe Drejtori Halili dhe ambasadori Otsuka

Sot në FIZHT patëm një event të suksesshëm “Start-up Pitch & Networking”, të cilin e organizuam së bashku me Jethro – Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme.

Gjashtë ndërmarrje startup që mbështeten nga FIZHT, patën mundësinë të prezantohen para një delegacioni të përbërë nga Ambasadori i Japonisë, Z. Kazuya Otsuka, si dhe përfaqësues të një numri të madh ndërmarrjesh japoneze. Hapëm dyert dhe mundësuam bashkëpunim të ndërsjellë, investime dhe partneritete të ardhshme mes ndërmarrjeve startup nga të dy vendet.

Startupet janë shtytësit kryesorë të një ekonomie inovative dhe ne jemi veçanërisht krenarë që ato përbëjnë pothuajse 60% të portofolit të FIZHT. Është duke u zhvilluar thirrja e gjashtë publike me radhë “Startupavaj 6” e dedikuar për hulumtim dhe zhvillim.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=964423755248091&set=pcb.964424135248053