Ratkoceri: Bujar Osmani në çdo takim, formal e joformal, e ka çështjen e Kosovës

Publicisti dhe botuesi i së përditshmes “Koha” Arben Ratkoceri në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ka folur për rëndësinë e çështjes së Kosovës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ai mes tjerash ka përmendur edhe diplomacinë e Bujar Osmanit dhe përkushtimin e këtij të fundit për të mos e lënë anash çështjen e Kosovës në gjithë takimet e tij zyrtare.

“Zotëri Bujar Osmanin e kemi Ministër të Jashtëm. Një vit ishte edhe kryesues i OSBE-së. Të jeni të bindur se pas Maqedonisë, ai në çdo takim formal e joformal e ka pas edhe çështjen e Kosovës. Të jeni të bindur se ka bërë shumë më shumë se ministrja Gërvalla.

Merrni dhe shiheni se sa takime dhe vizita ka pasur, duke filluar nga Uashingtoni…”, ka deklaruar Ratkoceri.

https://fb.watch/pVi6_07tlj/?mibextid=UyTHkb