Onur Ali do të jetë Zëvendës ministër i Kulturës nga Lëvizja Popullore

January 28, 2024

Zëvendës ministër i Kulturës në kabinetin e Talat Xhaferit do të jetë Onur Ali nga partia Lëvizja Popullore e Skender Rexhepit Zejd.

Postimi i tij:

Të nderuar miq e familjarë, të nderuar qytetarë,

Nga sot me propozim të Lëvizja POPULLI dhe me vendim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, u emërova Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës.

Dua të shpreh falënderim kryetarit të Lëvizja POPULLI z. Skender Rexhepi – Zejdi, antarësisë së ngushtë dhe të gjithë atyre që ma dhanë mbështetjen dhe besimin që ti përfaqësoj vlerat dhe programin partiak në ekzekutivin e Qeverisë.

Zotohem që do ti qëndroj besnik ndershmërisë dhe vlerave të Lëvizjes sonë dhe detyrën do ta kryej me shumë kujdes, duke qenë i hapur për të gjithë qytetarët në përgjithësi me shërbime profesionale.

I juaji,
Onur Ali.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=7030389966997985&set=pb.100000811556748.-2207520000&type=3

Previous Story

Kryeministri shqiptar/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Camaj: Ali Ahmeti me vizion largpamës, faktorizoi shqiptarët me rol dinjitoz

Next Story

Dedivanaj dhe Sinishtaj do të marin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: “Përmes këtyre evenimenteve shkëmbejmë përvoja dhe këshilla,për faktorizimin politiko-global të kombit tonë”

Latest from Lajme

Go toTop