Selami dhe Bekiri përcaktojnë pikat e bashkëpunimit të dy institucioneve me të cilat menazhojnë!

January 24, 2024

Në hapësirat e Byrosë për Metrologji, sot realizova takim pune me drejtorin e Agjencisë të Rezervave të Detyrueshme të Naftës,z. Ulusi Bekiri.

Me drejtorin Bekiri biseduam për temat e përbashkëta të bashkëpunimit që lidh dy institucionet të cilat përfaqësojmë, me theks të veçantë për naftën dhe derivatet e naftës.

Përderisa Agjencia ka për qëllim krijimin i rezervave të detyrueshme të naftës, të paktën sasitë minimale të përcaktuara me ligj, ruajtja e tyre, ripërtërirja dhe menaxhimi i tyre, Byroja për Metrologji në kuadër të ingerencave të saja teston cilësinë dhe sasinë e saktë të naftës dhe derivateve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe lëvizjes së lirë të mallrave, ku dhe nënvizuam shumë pika të përbashkëta të veprimit të dy institucioneve në të ardhmen.

Në fund të takimit u dakorduam bashkë që ky bashkëpunim të thellohet edhe me takime të përbashkëta të kuadrit profesional të dy institucioneve, për të shkëmbyer përvojat, idetë dhe mendimet dhe për të lidhur bashkëpunim ndërinstitucional në shfrytëzimin e fondeve Evropiane që do të përforcojnë kapacitetet e veprimit të Byrosë për Metrologji dhe Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës.

Previous Story

Zëri i lirë në Gjermani nga Lula Shabani nga Skenderaj

Next Story

Reealt lanson këngën e re

Latest from Lajme

Go toTop