Një lider në fushën e konsulencës te sigurimeve dhe financave në Gjermani si Malbora

Ajo nuk është një emër i panjohur në mediat shqiptare, e dikur lajmet për të flisnin me shkronja të arta për punën e saj si producente e eventeve të të bukurës. Por sot ajo si duket e ka kaluar fazën e organizimeve të bukurisë duke ja pasuar të tjerëve që nuk kishin shumë fat sa ajo kishte, e tashmë ka vite që me plot elegancë Malbora Gurra është një konsulente e suksesshme në fushën e sugurimeve dhe financave.

E nëse mendoni se flasim për punën e saj në Shqipëri apo Kosovë ju themi se fatkeqësisht jo por fatmirësisht për të ajo këtë sukses e ka prekur si rrallë shqiptarë në Gjermani ku ka vite e vite që jeton dhe punon.

Por ne mësojmë se ajo jep këshilla të vyera për të gjithë qoftë këta të huaj por edhe shqiptarët të cilët ka vite e vite që kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria në shtetin gjerman dhe duan të dinë rregullat për sigurimet dhe financat që të jenë në rrugën e drejtë për to, apo edhe ajo është një urë lidhese mes instuticioneve serioze shtetërore dhe shqiptarëve atje.

Komunikimi si arma e saj më e fortë përdoret për të mbështetur të gjitha ata që të ardhurat e tyre i sigurojnë në rregull dhe ajo është konsulente e zonja me çdo personalitet të çdo lloj fushe e mjafton që drejtoren te agjensia e saj. Malbora duket edhe në publikimet që poston që bën një jetë të bukur e plot elegancë, por si duket kjo vihet re se edhe agjensinë e saj konsulente e ka në një nga rrugët më luksoze e fashion të Dusseldorfit.

Ne e kemi parë shpesh herë Malborën që të reagojë në situata e kauza të ndryshme në rrjetet e saj sociale nga kultura e deri te politike, e kur jemi te kjo e fundit dimë se në një lëvizje të rradhës të mos befasohemi kur ta shohin edhe në politikë! E nëse ndiqni rrjetin social Instagram me emrin e saj mund të shihni dhe dëgjoni shpesh herë edhe këshilla që ajo jep.