Kompania “Atdheu” bashkë me “Zarfi i mërgimtarit” këtë vikend kthyen buzëqeshjen tek disa familje në malësinë e Tetovës (Video)

“Zarfi i mërgimtarit” këtë vikend ka qëndruar në fshatrat e malësisë së Tetovës, respektivisht në Brodec dhe Shipkovicë, aty ku edhe janë ndihmuar tre familje, më saktë dy të moshuara që jetonin vetëm dhe një familje 4 anëtarëshe.

Në këto iniciativa mërgimtarët janë ato që kanë në dorë financimin dhe dërgimin e mjeteve tek iniciativa “Zarfi i mërgimtarit” të cilën e udhëheq Sefer Demiri i cili i pandaluar tash e sa vite po rikthen buzëqeshjen tek shumë familje shqiptare në çdo vend ku ata jetojnë.

Këtë herë, pjesë e ndihmave për familjet shqiptare në rajonin e Tetovës ka qenë dhe kompania për transport të kufomave me seli në Gjermani por që vepron në mbarë Europën e më gjerë Atdheu, që drejtohet nga biznesmeni dhe humanisti i madh, Astrit Salihu.

Tek videot në vazhdim do të gjeni edhe vizitat që janë bërë tek familjet në rajonin e malësisë së Tetovës.

https://www.youtube.com/@ZarfiMergimtarit/videos

Po kush është kompania Atdheu?

Për të gjitha informacionet do të informoheni tek kjo web faqw https://transport-kufomash.de/ e aty do të gjeni të gjitha të detajuara.