Zëvendës drejtori Asani në Panel diskutimin në kuadër të fushatës: E ardhmja europiane, më afër se kurrë

January 12, 2024

Integrimi euroatlantik është një përcaktim strategjik i vendit tonë. Përkushtimi ndaj këtij qëllimi është reflektuar edhe në Raportin pozitiv të Komisionit Evropian, i cili konstaton një nivel të lartë të përputhshmërisë së legjislacionit doganor me rregulloren e BE-së.

Drejtoria e Doganave, si pjesë e përgatitjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, aktualisht është e fokusuar në pajtueshmërinë e mëtejshme me rregulloret më të fundit evropiane në kuadër të kapitullit të Bashkimit Doganor.

Në këtë drejtim, në periudhën e ardhshme do të punohet për digjitalizimin e mëtejshëm të operacioneve doganore, i cili ka një rëndësi të madhe për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomik, duke hedhur kështu bazat për funksionimin e tregut të vetëm.

Duke vepruar kështu, ne do të vazhdojmë me përgatitjen për ndërveprim dhe zbatimin e sistemeve në përputhje me specifikat më të fundit evropiane, me synim vendosjen e ndërlidhjes përpara anëtarësimit përfundimtar në BE.

Previous Story

Poliklinika e re/ Grubi: Qeveria do të vazhdojë të mbështesë projektet e zhvillimit në komunën e Sarajit dhe në të gjithë vendin

Next Story

Sekretariati për Punë dhe Politikë Sociale në BDI mbajti takimin e fillimvitit, u diskutuan planet për programin e 4 viteve të ardhshme

Latest from Ballina

Go toTop