Kallajxhiev: Gjykata ka të drejtë në rastin M-NAV, Prokuroria ka gabuar!

January 8, 2024

Profesori Universitar, Gordan Kallajxhiev në një prononcim për RTVM1 është shprehur se Gjykata ka të drejtë për vendimin e marrur për rastin M-NAV dhe se sipas tij Prokuroria ka gabuar.
“Sa keq që gjithçka ndodhi në kullë, por mund të ishte kudo. Pozitive është që gjykata i është drejtuar publikut para vendimeve të Këshillit Penal për të sqaruar vendimin e saj, ndaj nuk duhet lejuar ndikimi mbi gjyqësinë lidhur më këtë rast”, tha profesori.
Kallajxhiev, ka theksuar se dhuna e përmendur në këtë rast nuk ka pasur për qëllim rrezikimin e sigurisë në trafikun ajror.
“Synimi i sulmuesve kishte për qëllim dhunën “e zakonshme”, që natyrisht është në kontekstin e njohur të një shteti të kapur shumë serioz, por gjykata kishte të drejtë për mendimin tim që dhuna nuk kishte për qëllim rrezikimin e sigurisë së trafikut ajror”, ka deklaruar profesori Kallajxhiev.
Kujtojmë se në një vendim të fundit, Gjykata penale ka shpallur se nuk ka prova të mjaftueshme për të caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me depërtimin në kullën e kontrollit M-NAV.
Gjykata theksoi mungesën e provave për lëndime serioze, vdekje, apo shkatërrim të pajisjeve në aeroportin për trafik ajror ndërkombëtar.

Previous Story

Shoqata ”Jehona e Malësisë”, dënon ashpër torturën brutale ndaj shtetasve shqiptar në Herceg Novi: Ky rast nuk duhet ngelur vetëm me deklarata të kota

Next Story

Rikthehet e bukura Morfina Hasani, gjithmonë një miss

Latest from Ballina

Go toTop