Ahmeti në Tiranë takon ministrin e Brendshëm, Taulant Balla

January 8, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla ka mirëpritur sot në Tiranë, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti

Për takimin, ka njoftuar kreu i integristëve.

Në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë.

Postimi i plotë:

Në Tiranë takova Ministrin e Brendshëm, mikun tim Taulant Balla, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të veriut dhe Kosovë.

Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkarisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Europian.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=910051873822269&set=a.465898708237590
Previous Story

Rikthehet e bukura Morfina Hasani, gjithmonë një miss

Next Story

Rrëfehet Ali Ahmeti për Top Story: Kam ardhur me votë të lirë dhe mandatin e deputetit e kam fituar me votë të drejtëpërsëdrejtë të qytetarëve

Latest from Ballina

Go toTop