Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Zudi Enuz lansoi largpërçuesin që lidh trafot në Veles dhe Ovçe Pole

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO z. Zudi Enuz lansoi largpërçuesin që lidh trafot në Veles dhe Ovçe Pole.
Bëhet fjalë për një projekt kapital infrastrukturor që përfshin ndërtimin e një largpërçuesi në trasën ekzistuese të largpërçuesit që është më shumë se 60 vjet i vjetër.
Largpërçuesi është ndërtuar saktësisht për një vit dhe sot po e vëmë në funksionim për qytetarët dhe ekonominë e rajonit të Velesit-Svetinikol, si pjesë e infrastrukturës së nevojshme për furnizim stabil dhe të besueshëm me energji elektrike, potencoi drejtori Enuz
Largpërçuesi 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole është i gjatë 20.94 km dhe është i vendosur në 83 shtylla rrjetore prej çeliku.
Ndërtimi i linjës së re të transmetimit kushton 2.3 milionë euro, një pjesë e së cilës është në pronësi të ShA MEPSO, ndërsa një pjesë është kredi nga BERZH. Kontraktor i punimeve ishte Konsorciumi i Largperçuesve, Zagreb dhe ELNOS, Banja Luka, ndërsa mbikëqyrjen e ndërtimit e ka realizuar Stolb ShPKNjP Manastir.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=380950071257402&set=pcb.380952937923782