Ali Ahmeti sonte në Shkup, merr pjesë në Kuvendin zgjedhor rinor

Ali Ahmeti merr pjesë në kuvendin zgjedhor rinor të Çairit, sot në ora 18:00.

Sot në ora 18:00, Bashkimi Demokratik për Integrim dega Çair do të zhvillojë kuvendin zgjedhorë për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të kësaj dege.

Në këtë kuvend zgjedhorë që do të zhvillohet në sallën, “Shaban Tërstena”, prezent do të jetë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Aktivistët dhe rinia e Çairit nëpërmes votës direkte do të votojnë për tre kandidatët që janë në garë.